1 - Përdorimi i shërbimit
Ju falenderojmë për përdorimin e faqes sonë.
Në vijim është një marrëveshje ligjore midis jush ("përdoruesi", "vizitori" ose "klienti") dhe pronarëve ose operatorëve ("ne") të R&T ("website" ose "shërbimi"). Kjo marrëveshje mund të përditësohet nga ne kohë pas kohe pa ju njoftuar. Ju mund të rishikoni versionin aktual të Termave të Përdorimit ("TEP") në çdo kohë.
Ju mund ta përdorni shërbimin tonë vetëm nëse jeni dakord të krijoni një kontratë të detyrueshme me R&T dhe përdorimi i këtij lloj shërbimi nuk është i ndaluar për ju nga ligjet e juridiksionit të aplikueshëm. Ju duhet të jeni të paktën 13 vjeç për të përdorur shërbimin tonë.
2 - Privatësia dhe cookies
Politikat tona të privatësisë përshkruajnë mënyrën sesi ne e mbledhim dhe e përdorim informacionin që na ofroni ju. Ne gjithashtu përdorim një teknologji të quajtur "cookies" për të përshtatur përmbajtjen dinamike të ofruar nga faqja jonë e internetit.
Ju duhet t'i pranoni politikat tona të privatësisë dhe përdorimin e cookies para se të përdorni shërbimin tonë.
3 - Përdorimi i materialit
Të gjitha përmbajtjet e kësaj faqeje, si teksti, grafika, imazhet, etj., mbrohen me të drejta të autorit dhe janë në pronësi, të kontrolluara nga R&T ose nga palët e treta që kanë licensuar materialin e tyre për ne. Ne ju autorizojmë të shikoni dhe të shkarkoni një kopje të vetme të materialit në faqen e internetit vetëm për përdorimin tuaj personal dhe jo-komercial.
4 - Përshkrimet e postimeve
R&T përpiqet të jetë sa më i saktë që është e mundur në përshkrimin e produkteve dhe shërbimeve të prezantuara në këtë website. Megjithatë, R&T nuk garanton se përshkrimet e produktit apo shërbimeve janë të plota, të besueshme ose pa gabime. Na kontaktoni dhe zgjidhni "korrigjim" nëse verifikoni ndonjë pasaktësi në përshkrim.
5 - Lidhje tek palë të treta
Kjo faqe përmban lidhje me faqe interneti të palëve të treta që mirëmbahen nga të tjerë. Ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të lidhura të palëve të treta dhe nuk bëjmë ndonjë përfaqësim në lidhje me përmbajtjen ose saktësinë e materialeve në faqet e internetit të palëve të treta. Ju mund të përdorni lidhje të jashtme në përgjegjësinë tuaj.
Për të mbrojtur integritetin e shërbimit tonë ju jeni të mirëpritur të dërgoni çdo reagim në lidhje me këto website.
6 - Paralajmërimet dhe kufizimet e përgjegjësisë
R&T dhe i gjithë informacioni, përmbajtja, produktet, shërbimet tona ose të ofruara nga të tjerë nëpërmjet R&T janë në dispozicion "siç janë" pa garanci të ndonjë lloji përveç rasteve kur kjo është shënuar ndryshe. Ne nuk garantojmë që shërbimi do të funksionojë në mënyrë të pandërprerë ose pa gabime. Përdorimi i informacionit të marrë nga/ose nëpërmjet këtij shërbimit është përgjegjësi e juaja.
Materialet mund të përmbajnë pasaktësi ose gabime ortografike. Na kontaktoni dhe zgjidhni "korrigjim" nëse verifikoni ndonjë pasaktësi. Disa materiale në faqen e internetit ofrohen nga palë të treta dhe ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për ndonjë material të tillë. Materialet dhe veçoritë mund të shtohen dhe të hiqen nga shërbimi pa paralajmërim.
7 - Adresa jonë
R&T Group
Rr. Luigj Gurakuqi, P. 89, Sh. A, K. 10, 1001
Tiranë, Shqipëri
https://rt-grp.com