Një Ambient i Shëndetshëm për punonjësit e R&T
Ne sigurohemi që të gjithë punonjësit tanë të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Ne respektojmë dhe mbrojmë diskrecionin në lidhje me çdo vëzhgim apo shqetësim që ata mund të ngrenë. E thënë ndryshe : Mjedisi ynë mbështet dhe gjeneron besim, integritet, ndershmëri, qytetari dhe përgjegjësi. Kjo na lejon të arrijmë përsosmërinë në ambientet e punës.
Ne kemi krijuar një atmosferë besimi në punën në grup, duke e trajtuar njëri-tjetrin me dinjitet, drejtësi dhe duke dëgjuar aktivisht çfarë thotë secili. Asnjë person nuk ka të gjitha përgjigjet e sakta dhe mjedisi ynë lejon që zëri i brishtë të dëgjohet. Punonjësit tanë shprehin atë që mendojnë pa druajtje.
Çdo person kupton vlerën e kohës në punë, materialeve, pajisjeve dhe mjeteve. Ne përpiqemi të shmangim çdo shpërdorim të këtyre elementeve, që shërbejnë për kryerjen e detyrave dhe kontribuimit të prosperiteti të Grupit në tërësi. Kujdesi ynë për mirëmbajtjen e aseteve të kompanisë është ruajtja e politikës të kujdesit si në shtëpi dhe çdo punonjës të trajtojë gjithçka me kujdes dhe respekt të madh, duke evituar shpërdorimin e panevojshëm, dhe duke qenë miq të mjedisit si Grup, ne e marrim shumë seriozisht këtë aspekt.
Bordi i R&T promovon një ambient pune pa alkool, të sigurt dhe të shëndetshëm, ku personeli mund të ndihet i sigurt, i kënaqur, i respektuar dhe i vlerësuar. Ngacmimi dhe diskriminimi i çdo lloji është i papranueshëm dhe i patolerueshëm duke çuar në pushim të menjëhershëm nga puna.
Zbatimi i ligjeve, rregullave dhe kodit
Ne e zhvillojmë biznesit tonë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregullat e zbatueshme në Republikën e Shqipërisë dhe shteteve të tjera ku operojmë. Të gjithë punonjësit janë të ndërgjegjshëm mbi përgjegjësit që mbartin në raportimin e çdo aksidenti, plagosje apo çështje mjedisore. Ne mbajmë një dokumentacion me të dhëna të plota dhe të sakta të Kompanisë. Keqpërdorimi i fakteve apo falsifikimi i të dhënave nuk tolerohet dhe mund të çojë në pushim të menjëhershëm nga puna.
Sjellja e Biznesit
Grupi R&T është i përkushtuar të ofrojë produkte dhe shërbime të besueshme për klientët e saj me një çmim të drejtë dhe të lëvruar në kohën e duhur. Ne jemi të përkushtuar për një konkurrencë të barabartë duke operuar me ndjenjën e përgjegjësisë dhe lojë sipas rregullave me furnitorët tanë.
Aktiviteti ynë zhvillohet gjithmonë në përputhje me nevojat e komunitetit për një mjedis të shëndetshëm. Ne përkushtohemi të veprojmë si fqinjë të preokupuar dhe përgjegjshëm, duke reflektuar të gjitha aspektet e një qytetarie të mirë. Qëllimi ynë është të jemi koherentë me sjelljen tonë, të jemi të ndershëm dhe të hapur me furnitorët, klientët, komunitetin tonë, dhe në veçanti me njëri-tjetrin.
Ne konkurrojmë drejtësisht dhe me etikë ndaj të gjitha shanseve të mjedisit të biznesit, në veçanti në përgatitjen e ofertave, propozimeve, negocimit të kontratave dhe implementimit të kontratave në përputhje me të gjitha përcaktimet dhe kërkesat e këtyre të fundit.
Çdo punonjës ka një detyrim kontraktual që të mos pranojë dhurata, shpërblime apo përfitime në këmbim të përpjekjes për të siguruar nga pala ofruese një trajtim të favorizuar. Grupi R&T është një punëdhënës që beson në barazinë në punësim dhe është i përkushtuar ndaj standarteve të paraqitura në këtë dokument.