1 - Përmbledhje
Kjo politikë e privatësisë përshkruan mënyrën se si mblidhen, përdoren dhe mbrohen nga ne, R&T, të dhënat tuaja personale. Duke përdorur shërbimin tonë (në faqen e internetit, aplikacionin web ose aplikacionet mobile), ju pranoni se e kuptoni këtë politikë, prandaj lexojeni me kujdes. Ne mund të modifikojmë përmbajtjen e këtij dokumenti / faqe dhe marrëveshja do të hyjë në fuqi menjëherë.
Ju mund të gjeni lidhjen (link) e këtij dokumenti në pjesën e poshtme të faqes (footer) me titullin "Privatësia". Fjala "Privatësia" në titullin e lidhjes (link) mund të gjendet lehtë dhe në mënyrë intuitive përshkruan kuptimin e lidhjes.
2 - informacioni i parapërcaktuar që mbledhim ne
Kur hapni faqen tonë të internetit, pa përcaktim, serverat tanë automatikisht ruajnë adresën tuaj IP publike (në momentin e shfletimit). Me adresën IP publike është i lidhur informacioni i mëposhtëm:
- Vendndodhja juaj (Shteti dhe ndoshta edhe qyteti)
- Ofruesi i shërbimit të internetit
- Numri i vizitave në përgjithësi
Pa përcaktim, së bashku me adresën IP publike ne mbledhim:
- Informacion rreth pajisjes suaj
- Llojin e shfletuesit
- Sistemin operativ
Kjo është e nevojshme për një veprimtari normale, të optimizuar dhe të sigurtë. Përveç shtetit, informacioni i mësipërm nuk është strukturuar ose organizuar, por ruhet (pa përcaktim) për t'u përdorur nga departamenti i IT-se vetëm për të ndjekur rastet e sulmeve kibernetike.
3 - Vizita anonime
Përdoruesit mund të vizitojnë faqen tonë në mënyrë anonime, pa nevojën e krijimit të një llogarie. Edhe në mënyrë anonime ne mbledhim informacionin e lartpërmendur (IP Publike, Shfletuesin, Sistem Operativ etj)
4 - Forma e kontaktit dhe qendra e mbështetjes
Për të përdorur formën tonë të kontaktit ose qendrën e ndihmës mund t'ju kërkohet të shkruani emrin tuaj, postën elektronike, mesazhin dhe (jo me detyrim) numrin tuaj të telefonit. Këto detaje ruhen në sistemin tonë dhe mund të shikohen vetëm nga stafi i autorizuar për të vazhduar me kërkesën tuaj. Ky informacion do të përdoret vetëm gjatë shqyrtimit të kërkesës që bëni ju. Kur të zgjidhet çështja/kërkesa, ky informacion do të fshihet (7 ditë pasi të jetë zgjidhur çështja).
5 - Cookies
Ne përdorim një teknologji të quajtur "cookies" për të përshtatur përmbajtjen dinamike të ofruar nga faqja jonë e internetit. Cookies janë skedarë të vegjël të vendosur në kompjuterin tuaj përmes shfletuesit tuaj të internetit (nëse i lejoni) për të njohur kompjuterin dhe shfletuesin tuaj kur përdorni shërbimin tonë. Brenda cookies është vendosur një ID unike (numri i gjeneruar rastësisht) nga serverët tanë të internetit për të ruajtur disa informacione.
Për të mësuar më shumë rreth "cookies" ju lutem klikoni këtu.
6 - Lidhje të palëve të treta
Herë pas here, sipas gjykimit tonë, ne mund të përfshijmë ose ofrojmë lidhje (links) të palëve të treta në faqen tonë të internetit. Ju lutemi të keni parasysh që ne, R&T, nuk jemi përgjegjës për praktikat e privatësisë të faqeve të tilla. Këto faqe të palëve të treta kanë politika të ndara dhe të pavarura të privatësisë.
Për të mbrojtur integritetin e shërbimit tonë, ju jeni të mirëpritur të na dërgoni çdo pakënaqësi në lidhje me këto faqe.
7 - Për fëmijët nën 13 vjeç
Ky shërbim nuk mund të përdoret nga fëmijët nën moshën 13 vjeç. Në këtë rast, prindërit janë përgjegjës për sigurinë e fëmijëve të tyre në internet. Për shkak të natyrës së shërbimit tonë nuk mund të dallojmë vizitorët sipas moshës, por nëse kemi informacion të tillë, ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve.
8 - Ndarja e informacionit me palë të treta
Ne nuk shesim, ndajmë, tregtojmë apo transferojmë tek palët e jashtme Informacionin tuaj Personalisht të Identifikueshëm pa miratimin tuaj.
- Ne mund të lëshojmë informata kur nxjerrja e tyre është në përputhje me ligjin, në përputhje me politikat tona të faqes, për të mbrojtur të drejtat, pasurinë ose sigurinë e të tjerëve.
- Informacioni i vizitorëve që nuk mund të identifikohen personalisht mund të publikohet për qëllime marketingu, në formën e statistikave.
Faqet e internetit të palëve të treta ose shërbimet e lidhura me R&T nuk mbulohen nga kjo Politikë e Privatësisë.
9 - Siguria
Çdo lidhje e bërë përmes shfletuesit tuaj me serverat tanë është e koduar në SSL (Secure Socket Layer). Kjo është e rëndësishme për të mbrojtur privatësinë tuaj sepse informacioni kalon një rrugë të gjatë para se të arrijë serverat tanë. Informacioni juaj (skedarët, kërkesat etj) nuk mund të rrjedhë gjatë rrugës për në serverat tanë.
Informacioni juaj personal ruhet pas sistemeve të siguruara dhe është i arritshëm vetëm nga një numër i kufizuar i personave me qasje (akses) të veçantë në të dhe kërkohet që informacionet të mbahen konfidenciale. Serverat menaxhohen nga administratorët e R&T me kredenciale të veçanta vetëm gjatë mirëmbajtjes ose çështje të tjera. Gjatë këtyre ndërhyrjeve, aktivitetet/komandat do të regjistrohen në mënyrë që të garantohet një proces i sigurtë dhe transparent.
10 - Kontakti
Është e pamundur të përfshihen këtu të gjitha detajet ose situatat në lidhje me privatësinë tuaj. Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim në lidhje me politikën e privatësisë, ju lutemi na kontaktoni duke përdorni formën tonë të kontaktit. Ne do t'ju përgjigjemi brenda 48 orëve.
R&T Group
Rr. Luigj Gurakuqi, P. 89, Sh. A, K. 10, 1001
Tiranë, Shqipëri
https://rt-grp.com